Aktualitet

I dha të miturit hashash, gjykata urdhëron shtrimin e 31-vjeçarit në spital psikiatrik

31-vjeçari Gëzim Avdi (Kalia) i cili u arrestua të martën nga policia e Lezhës, i cili kishte postuar një video në rrjetet sociale, duke konsumuar hashash me një fëmije të mitur, rezulton të ketë probleme të shëndetit mendor.

I riu nga Kurbini u njoh me masën e sigurisë në gjykatën e Lezhës, ku pasi dëgjoi palët dhe u njoh me raportin mjekësor, gjyqtari Gentjan Marku e cilësoi të ligjshëm arrestimin e 31-vjeçarit dhe vendosi shtrimin e tij në një spital psikiatrik.

Gëzim Avdi (Kalia) banues në Patok Kurbin, u arrestua mbrëmjen e së martës nga policia e Lezhës, pasi kishte bërë video duke i dhënë lëndë narkotike një fëmije të mitur dhe postuar në rrjetin social tik-tok.

Ndaj 31-vjeçarit është ngritur akuza “Nxitja për përdorimin e drogës”, vepër penale që parashikon dënimin deri në 15-vite burgim.

Ndërkohë në deklarimet e tij i riu e ka konsideruar videon montazh, ndërsa policia nuk ka arritur ende të identifikoj fëmijën qe shfaqet duke konsumuar hashash.

TRENDING

Exit mobile version