Kronike

I droguar dhunon prindërit e tij, policia arreston të riun

NJOFTIMI I POLICISË:

Ushtroi dhunë ndaj prindërve të tij dhe dëmtoi orenditë shtëpiake, vihet në pranga 34-vjeçari. Gjatë kontrollit fizik, 34-vjeçarit iu gjet një sasi kanabisi. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë arrestuar shtetasin N. P., 34 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij dhe ka dëmtuar orenditë shtëpiake.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën shtetasit N. P., një sasi të vogël lënde narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale u referuan në Prokurori, për veprime të mëtejshme.

TRENDING

Exit mobile version