Kronike

I fejuari i ruses Svetlana, i ndaluar në Egjipt si spiun

Ngjarja e rëndë e ndodhur në uzinën e Gramshit ka rritur pasigurinë në Ballkan.

Rezulton se Svetlana Timofeevaa 33 vjeç, Mikhail Zorin 23 vjeç dhe 25 vjeçari para se të sulmonin ushtarët në uzinën e Gramshit kanë qenë në bregdet dhe në Korçë.

Ata kanë hyrë në mënyrë të ligjshme në Shqipëri sikundër në Kosovë ku rusëve u ndalohet hyrja.

Të huajt kanë pasaportë ruse e ukrainase e pata autoriteteve kanë thënë se

Ata janë të pajisur me pasaportë ruse dhe ukrainase dhe kanë deklaruar para hetuesve se janë blogerë. Treshja ka thënë se kanë pasion fotografinë aktivitet të cilin e kanë kryer në shumë vende të botës.

Sendet e tyre personale (celularët, aparatez fotografikë) janë çuar për verifikim të mëtejshëm në laboratorë pasi dyshohet për një rrjet spiunazhi.

Interesante është për t’u përmendur në këtë histori një detaj mbi ish-të fejuarin e Svetlana Timofeevas, Arseniy Kotov.

Ky i fundit pjesë e ushtrisë ruse, u arrestua në Kairo, Egjipt në Janar 2022 pasi e dyshuan si spiun. Ai u godit nga vendasit teksa u tha autoriteteve se ishte bloger.

Ai u kthye pas disa javësh në Rusi falë një ndërhyrje disa të Ministrisë së Jashtme Ruse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version