05/06/2021 , 8:54

I mbante në çantat e shpinës/ Heroinë me vlerë 90 mln euro në Greqi, arrestohen shqiptari dhe turku, anëtarë të një bande ndërkombëtare droge

GREQI– Një shqiptar dhe një turk kanë përfunduar në prangat e policisë greke, pasi janë anëtarë të një bande ndërkombëtare të trafikut të heroinës. Mbi 23 kg heroinë, me origjinë nga Turqia, është kapur në Doganën e Selanikut, ku janë arrestuar dy persona. Mediat fqinje raportojnë se kanë rënë në pranga një shtetas turk, 50 vjeç, dhe një shqiptar, 43 vjeç.

Operacioni për arrestimin e tyre është kryer në autostradën Selanik-Athinë. 50-vjeçari ka transportuar me kamion ngarkesën ilegale, të cilën e ka importuar përmes Doganave të Kopshteve, në Evros.

Turku është takuar me shqiptarin, i cili ka marrë dy çanta shpine që përmbanin gjithsej 23 pako heroinë, me peshë totale 23 kg dhe 126 gram.

Policia ndaloi makinën e drejtuar nga shqiptari, të ngarkuar me drogë, ndërsa në të njëjtën kohë është arrestuar edhe i bashkëpunëtori i tij 50-vjeçar. Nëse heroina do të shitje në treg do të kapte shifrën e 90 mln eurove.

 

Related Posts

Kategorite

BIoscalin