Sport

I mjaftojnë vetëm 4 ndeshje për të hyrë në histori, Messi kërkon rekordin e…

Leo Messi ka shënuar një tjetër dygolësh në Amerikë dhe këtë herë kundër Dallas në Kupën e Ligës. Në 4 ndeshje, Messi ka shënuar golin e shtatë, teksa ka shënuar nga dy gola në 3 ndeshjet e fundit.

Me këto shifra, Messi ka hyrë në historinë e klubit dhe është aktualisht golashënuesi më i mirë. Me 7 gola, Mesi renditet i katërti së bashku me Jozef Martinez, Luis Morgan dhe Rodolfo Pizarron.

Vendin e parë në klasifikim e mban ish-sulmuesi i Napolit dhe Juventusit, Gonzalo Higuain. Argjentinasi ishte rival me Messin edhe në kohën kur të dy luanin në Spanjë për Realin dhe Barcelonën. Higuain ka shënuar 29 gola me fanellën e Inter Majemit, i ndjekur nga Leo Kampana me 16 gola dhe Robert Tejlor me 8 gola.

 

TRENDING

Exit mobile version