Kronike

I morën 25 mijë euro/ Arrestohet i riu, në kërkim bashkëpunëtori

Një 37-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë për mashtrim. Mësohet se 37-vjeçari së bashku me një 35-vjeçar kanë përvetësuar një shumë prej 25 mijë eurosh nga një grua nëpërmjet mashtrimit. 35-vjeçari që bashkëpunoi me 37-vjeçarin është shpallur në kërkim nga policia.

Njoftimi i Policisë:

DVP Tiranë Finalizohet operacioni policor i koduar “Fraud”, nga Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në DVP Tiranë. Vihet në pranga një shtetas që përvetësoi nëpërmjet mashtrimit shumën 25 000 euro. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij. Specialistët e Seksionit të Kërkimit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën ekonomiko-financiare dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fraud”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi i shtetasit E. B., 37 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi D. R., 35 vjeç. Shtetasi E. B., dhe D. R., duke qenë të punësuar si administratorë në një subjekt, kanë përvetësuar, nëpërmjet mashtrimit, shumën prej 25 mijë euro, nga një shtetase, me pretendimin se do t’i blinin asaj një apartament. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

TRENDING

Exit mobile version