Aktualitet

I ngacmoi të motrën, zbardhen detajet nga sherri me thika mes 15-vjeçarëve

Janë zbardhur detaje të reja nga sherri me thika i regjistruar pasditen e djeshme mes dy të miturve, të moshës 15-vjeçare në ambientet e gjimnazit “Qemal Stafa” në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se shkaku i sherrit ka qenë një vajzë. Dy nxënësit që kryenin mësimin pasdite në këtë shkollë, por që në fakt i përkasin shkollës me orientim gjuhësor “Asim Vokshi”, fillimisht janë konfliktuar me njëri-tjetrin me sende rrethanore dhe më pas situata ka degraduar deri në përdorim të thikës, ku njëri prej tyre e plagosi tjetrin në këmbë.

Mësohet se 15-vjeçari me iniciale M.B. kishte ngacmuar motrën e moshatarit me iniciale G.P. Për të dy nxënësit është marrë masa nga shkolla, ndërsa një ditë më pas, para gjimnazit “Qemal Stafa” është vendosur një patrullë policie.

Dy të miturit ishin nxënës të klasave paralele, dhe për shkak se shkolla e tyre është në rikonstruksion, mësimin e zhvillonin tek gjimnazi “Qemal Stafa”. Policia e gjeti në banesën e tij në Domje autorin, i cili u procedua në gjendje të lirë pasi shpjegoi rrethanat e ngjarjes.

TRENDING

Exit mobile version