Aktualitet

I përmendi babain që nuk jeton më, detaje nga dhuna që ushtroi nxënësi mbi mësuesen

Gjimnazisti i cili goditi paraditen e sotme mësuesen Majlinda Palushi në ambientet e gjimnazit “Hydajet Lezha” është shoqëruar në polici në praninë e psikologut, prindit dhe mbrojtësit ligjor. Ai akuzohet për veprat Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.

Ngjarja ndodhi në orën 10:30 minuta, të kësaj të mërkure në ambientet e gjimnazit  “Hydajet Lezhë” në Lezhë. Mësuesja e matematikës, Majlinda Palushi, pësoi lëndime serioze në krahun e saj nga goditja me karrige. Ajo u dërgua menjëherë në urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Raportohet se mësuesja është betuar duke përmendur të atin e saj që nuk jeton më, ashtu si edhe babai i adoleshentit, gjë që besohet se ka nxitur dhe reagimin e dhunshëm.

Betohem për kockat e babait tim që më ka vdekur dhe babait tënd që është aty tek i imi që do të të ngel”. Pasi i ka përmendur babain që nuk jeton më, 16-vjeçari është rebeluar dhe ka marrë karrigen dhe goditur mësuesen para nxënësve të tjerë.

TRENDING

Exit mobile version