Politike

I qeshur e i lumtur/ Begaj fluturon “fshehurazi” për FINALEN

Të shtunën e 17 dhjetorit, Kombëtarja e Kroacisë luajti ndeshjen e saj të fundit në Katar, duke u reditur si finalistja e tretë e botës. Mes tifozëve, mendohet se kroatët patën dhe mbështetjen e presidentit e Shqipërisë Bajram Begaj.

Në faqen zyrtare të presidencës nuk konfirmohet asnjë ftesë për z.Begaj, madje ky i fundit nuk ka uruar as Kroacinë për fitoren e arritur. Udhëtimi i tij në Katar është nbajtur i fshehtë, të paktën në rrjetet sociale, ku Bajram Begaj ka nisur të jetë aktiv.

Fotoja e tij është shpërndarë nga presidentja e Kroacisë, ku së bashku me Begajn, ka qenë dhe presidenti i Francës. Nëse ishte ftesë, përse Begaj hezitoi të ishte i sjellshëm me ata të cilët i bënë ftesë.

 

 

TRENDING

Exit mobile version