Bota

I rrëmbeu flamurin e vendit të tij, deputeti Ukrainas ‘grushton’ përfaqësuesin rus

Një incident ka ndodhur në Ankara gjatë punimeve të Asamblesë Parlamentare të Komunitetit Ekonomik të Detit të Zi.

Përfaqësuesi i Rusisë në Asamble i ka “shkulur” nga duart një deputeti Ukrainas flamurin e vendit të tij dhe ka tentuar të largohej.

Kjo ka krijuar një situatë të tensionuar, ku deputeti ukrainas ka nxituar të rimarrë flamurin dhe madje edhe e ka goditur përfaqësuesin rus me grusht në fytyrë.

Është dashur ndërhyrja e të pranishmëve dhe grupit të sigurisë që gjithçka të kthehej në normalitet.

 

 

TRENDING

Exit mobile version