Politike

Rama viziton muzeun e krimeve të komunizmit në Shkodër, shoqërohet nga Beci

Kryeministri i vendit Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar një vizitë në Shkodrë.

I shoqëruar nga ministrja Elisa Spirolapi dhe kryebashkiaku i ri i Shkodrës, Benet Beci,  Rama është ndalur te muzeu i krimeve të komunizmit, për të cilin thotë se do ta transformojnë për ta kthyer në një destinacion kyç për turistët por edhe nxënësit shqiptarë kudo që jetojnë.

“Vizitë në ‘Vendin e dëshmisë dhe kujtesës’, ku do të bëjmë një transformim rrënjësor, për ta kthyer nga një hapësirë pa jetë, në një muze mbresëlënës të tragjedisë së persekutimit komunist, destinacion kyç të Shkodrës historike, jo vetëm për vizitorët e për turistët, po edhe për nxënësit shqiptarë kudo jetojnë”, shkruan Rama.

TRENDING

Exit mobile version