Aktualitet

I vuri zjarrin tokës dhe u dogjën 3 banesa, arrestohet i riu

Autori i një zjarri që dogji një sipërfaqe të konsiderueshme në Finiq është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme.

Mësohet se 36-vjeçari Mario Buzuka i vuri zjarrin tokës së tij, por ai u përhap duke përfshirë një sipërfaqe shumë të madhe dhe si pasojë u dogjën pjesërisht 3 banesa, dhe u rrezikuan disa të tjera

Sakaq, shërbimet policore, zjarrfikësit, emergjencat civile dhe një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes po vijojnë intensivisht punën për shuarjen e zjarrit.

Njoftimi i policisë:

 

 

Livinë, Finiq, Sarandë

Kapet dhe vihet në pranga 36-vjeçari që i vuri zjarrin tokës së tij, ditën e djeshme, dhe nga përhapja e flakëve u përfshi një sipërfaqe shumë e madhe, u dogjën pjesërisht 3 banesa dhe u rrezikuan disa të tjera.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe të Patrullës së Përgjithshme, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim M. B., 36 vjeç, banues në fshatin Livinë, Finiq.

Ky shtetas dyshohet se më datë 11.09.2023, rreth orës 11:00, ka ndezur zjarr në tokën e tij, në fshatin Livinë, bashkia Finiq dhe kur pa parë se zjarri po dilte jashtë kontrollit, është larguar. Zjarri, i favorizuar nga era, mori përmasa dhe për pasojë u dogjën pjesërisht 3 banesa në fshatin Livinë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

TRENDING

Exit mobile version