Politike

Ibrahimaj tregon deri kur do të punojë Bordi i Transparencës

Ajo tha se bordi do të vazhdojë të funksionojë deri kur çmimet e karburanteve do të ulen nën mesataren e zakonshme në tregun ndërkombëtar.

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka thënë se Bordi i Transparencës do të funksionojë deri kur çmimet e karburanteve të ulen nën mesataren e zakonshme në tregun ndërkombëtar.

“Do vijojmë të mbajnë bordin e karburanteve për sa kohë çmimet e karburanteve do të jenë më të larta se mesatarja. Kur të ulen këto çmime do të dalim nga funksionimi i këtyre bordeve”, tha Ibrahimaj.

“Ne presim që ekonomia shqiptare të vijojë të performojë pozitivisht edhe në tre mujorin e katërt. Vitin e ardhshëm faktorët tregojnë për një parashikim që kemi bërë për një rritje në 2.6% bazuar në treguesit e deritanishëm të ekonomisë dhe treguesit e ekonomisë së huaj”, tha ministrja.

TRENDING

Exit mobile version