Rajon

Identiteti maqedonas është i ardhur nga Bullgaria? “Shpërthen keq” kryeministri Zaev

Kryeministi i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në është shprehur se gjuha dhe indetiteti i maqedonasve nuk është i ardhur nga Bullgaria. Në një konferencë për mediat fqinje ai i ka mohuar pretendimet e Bullgarisë duke i quajtur të papranueshme. Ai gjithashtu ka thënë se dy vendet kanë histori të përbashëkt dhe duhet që ta shfrytëzojnë atë.

“Nuk është e pranueshme. Është fakt se kemi histori të përbashkët, këtë e kemi edhe në libra. Për shekuj kemi pasur histori të përbashkët dhe kjo është një mundësi e mirë që ta shfrytëzojmë në të ardhmen”, tha Zaev.

Në lidhje me këtë faktë ka reaguar edhe Presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski në një konferencë të përbashëkët me Kryeministrin Zaev. Pendarovski ka thënë se nuk do të negociohet kurrë gjuha dhe indetiteti i maqedonasve.

“Negociata për gjuhën dhe identitetin maqedonas asnjëherë s’ka pasur dhe s’do të ketë”, tha Pendarovski.

Më parë mediat maqedonase kanë publikuar se në Bruksel, është ofruar një kompromis që Bullgaria të pajtohet me fillimin e konferencës së parë ndër-qeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, dhe se do të pranojë gjuhën dhe identitetin maqedonas, ndërsa nga pala maqedonase do të kërkohet që të pranojnë që gjuha dhe kombi kanë rrënjë bullgare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version