IGJEUM ka dhënë informacion sesi pritet të jetë moti sot dhe nesër, ku do ketë reshje intensive në disa qarqe të vendit.
Sipas llogaritjeve të IGJEUM, nivelet e ujit në Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Buna do të vazhdojnë të jenë të larta dhe të qëndrueshme. Në lumenjtë e tjerë në gjithë territorin pritet rritje e prurjeve, por nuk pritet rrezik i shtuar nga përmbytjet.
Nga intensiteti i lartë i reshjeve, përgjatë fundit të ditës së sotme, mund të vërehen vërshime të shpejta lokale në zonat malore ose qendrat urbane në varësi të sistemit të kanalizimeve.
RESHJET
Sot pasdite (e diel, dt. 31) dhe nesër (e hënë, dt. 01) priten reshje intensive në qarkun e Shkodrës dhe mesatare në qarqet e tjerë. Në qarqet Kukës, Lezhë dhe Vlorë priten reshje lokalisht intensive.
Në verilindje dhe juglindje të vendit, reshjet mund të jenë në formë dëbore në lartësitë më të mëdha se 300m mbi nivelin e detit
TEMPERATURAT
Nesër (e hënë, dt. 01) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9 / 14 °C
në vendet e ulëta: 7 / 11 °C
në vendet malore: 2 / 8 °C
ERA
Sot pasdite (e diel, dt. 31) dhe nesër (e hënë, dt. 01) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente deri e fortë, kryesisht në bregdet dhe zonat malore.