Politike

Ikën Kryemadhi? Meta paralajmëron tërmet në parti: Do bëj Rithemelim prej vërteti më 27 prill

Ilir Meta, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka paralajmëruar ‘tërmet’ në partinë e tij.

Meta thekson se PL duhet të rithemelohet, për t’i dhënë fund arrogancës të papranueshme në opozitë.

Postimi i kryetarit të Partisë së Lirisë Ilir Meta:

Me shumë përulësi u jam thellësisht mirënjohës, emër për emër, secilit prej tyre, dhe i garantoj se do të bëj gjithçka në interes të tyre për të vënë në jetë 5 prioritetet kryesore të Partisë së Lirisë dhe objektivin tonë madhor për 4 milion shqiptarë + në vendin e tyre!

Ndaj është koha për rithemelimin e Partisë së Lirisë në Konventën Kombëtare më 27 prill, për t’u shkundur dhe për t’u riorganizuar nga themelet, për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë arrogancës së papranueshme në opozitë.

TRENDING

Exit mobile version