Moti

Ikin shirat, por vijnë temperaturat e ulëta, ja si parashikohet moti për javën në vijim

Java që po lemë pas u karakterizua nga mot i paqëndrueshëm, shoqëruar me reshje intensive shiu.

Ndërkohë, java që vjen pritet të sjellë një mot të kthjellët, por temperatura më të ulëta.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, mëngjeset do të jenë kryesisht më të ftohtë, ku në vendet malore temperaturat do të arrijnë vlera negative.

Sa i përket erës, ajo do të jetë intensive dhe e fortë vetëm ditën e nesërme. Më pas duke nisur nga dita e martë e deri në fund të javës era do të fryjë e qetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version