Aktualitet

IKMT nis shembjen e godinës së Inxhinierisë së Ndërtimit

IKMT ka nisur shembjen e godinës së Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit te ‘21-Dhjetori’ në Tiranë.

Se pas shembjes së godinës, do të ndërtohen në total tre të tjera. Ndërkohë banorët e zonës janë të shqetësuar për punimet dhe ndotjen e krijuar në zonë.

Po ashtu, gjatë rënies së inerteve në trotuar, është vënë në rrezik jeta e qytetarëve, të cilët ishin duke kaluar. Gazetari Çelmeta raportoi se një drejtues i një motori u rrezikua seriozisht teksa ecte përgjatë rrugës së unazës.

“Si pasojë e dëmtimeve nga tërmeti, godina do të shembet dhe do të rindërtohet. Prej dy ditësh ka nisur puna për prishjen e saj, sakaq qytetarët janë shfaqur të shqetësuar për punimet që po bëhen dhe për tymin në zonë. IKMT ka nisur shembjen e kësaj godine dhe ka shkaktuar shumë pluhur në zonë. Mësohet se përveç kësaj godine do të ndërtohen dhe dy të tjera. Rindërtimi i godinës, do të zgjasë rreth 36 muaj dhe fondi është 1.2 mln lekë. E vetmja ndërtesë që do shembet është kjo që mund të shihni pas meje. Pas shembjes do të rinis puna për ndërtimin.Gjatë rënies së inerteve në trotuar, është rrezikuar një qytetar i cili po kalonte aty pranë me motor. Sakaq qytetarët janë të shqetësuar pasi situata është e rrezikshme.” tha gazetari Igli Çelmeta.

TRENDING

Exit mobile version