Uncategorized

IKMT prish me shpërthim pallatin 14 katësh, asnjë i lënduar.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka realizuar me sukses prishjen e një objekti (pallat) 14 katësh në Durrës, me shpërthim të kontrolluar. Për prishjen e tij janë përdorur 130 kg lëndë eksplozive, vendosur në 5 mijë furnela (vrima). Vetëm pak ditë më parë, po në këtë objekt u realizuan një seri shpërthimesh të brëndshme për prishjen e strukturës. Gjatë shpërthimit, për shkak të forcës shumë të madhe goditëse, ka pasur dëmtime të lehta (xhama të thyer) në objektet përreth. Nuk ka pasur asnjë të lënduar, as nga qytetarët, as nga inspektorët që realizuan shpërthimin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version