Politike

Ilir Meta e ka propozuar kandidat për kryeministër, Salianji: Berisha duhet të vendosë

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka folur edhe për kandidatin për kryeministër nga rradhët e opozitës, që ka mbetur i paqartë për shkak të rrethanave ku ndodhet Sali Berisha në arrest shtëpie.

Salianji tha se Berisha është shumicë në PD, ndaj i takon atij vetë të vendosë nëse do të jetë kandidati për kryeministër, apo do t’i hapë rrugën dikujt tjetër.

Ylli Rakipi: Me Berishën në dritare, pozicion i vështirë duket,  mendoni se duhet të jetë ai kandidati i opozitës për kryeministër?

Ervin Salianji: Padiskutim kryetarët e partive janë kandidatë për kryeministër dhe janë njerëzit që mbajnë përgjegjësi për rezultatin e zgjedhjeve. Nëse partia mendon se Berisha i fiton zgjedhjet, është kandidati për kryeministër. Nëse zoti Berisha mendon se një zgjidhje alternative mund të jetë më e mirë, për shkak të rrethanave, duhet një zgjidhje sa më e mirë dhe transparente.

Nikoll Lesi: Berisha është faktor kryesor në opozitë me 500 mijë vota, por janë të pamjaftueshme. Duhet dikush tjetër jashtë Berishës, ai le të mbetet lideri dhe frymëzimi, por nuk mund të jetë kandidat për kryeministër. Nuk ka asnjë shans për të fituar. Nëse gjejnë një kandidat që merr nga pjesa gri, që nuk ka akuza… Nëse nuk ndodh kjo, atëherë kjo opozita nuk e merr veten. Duhet rrëzuar kjo qeveri por me kë ta rrëzosh?

TRENDING

Exit mobile version