Politike

Ilir Meta konfirmon motivacionin e Berishës për “non gratën”

Ilir Meta ka konfirmuar, ndofta pa dashje, sentencën e shpalljes së Sali Berishës të shpallur nga SHBA-të si shantazhues i drejtësisë dhe minues i drejtësisë.

Meta ka treguar një episod se si e kishte thirrur Sali Berisha në zyrë dhe pasi kishte lëshuar epitetet e duhura ndaj Ina Ramës, i kishte thënë atij të bënte kujdes se ajo kishte marrë porosi për ta futur në burg, sepse kishte çuar edhe audio-përgjimet për t’i verifikuar në Angli.

Sipas Metës, ai e kishte qetësuar Doktorin se nga burgu do t’i jepte më shumë vota nga jashtë tij dhe gjithçka bëhej për të inatosur dhe shqetësuar Berishën.

Ky fragment i marrë në kontekstin e përgjithshëm të kohës, tregon se si është sjell kryeministri Berisha ndaj akuzave për korrupsion ndaj bashkëpunëtorit të tij të afërt qeverisës, ashtu sikurse duket një sentencë e qartë e arsyes së shpalljes së tij “Non grata” si shantazhues i drejtësisë.

Meta duket se e tregoi këtë detaj për të rrëfyer besnikërinë e Berishës ndaj tij, por, në fakt, një bisedë e tillë e zhvilluar në zyrat e shtetit nga dy zyrtarë të lartë shtetëror nuk asgjë asgjë më pak veçse shpërdorim i besimit të publikut me funksionin shtetëror.

TRENDING

Exit mobile version