Politike

Ilir Meta: Nuk pranoj të drejtoj Qeverinë teknike

Kryetar i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ftuar në News 24, ndër të tjera  është shprehur se PL është “pro” një qeverie teknike.

Ai shtoi  se me një organizim të fuqishëm të opozitës, regjimi i Edi Ramës rrezohet si rruga Korçë – Ersekë.

Jemi për qeveri teknike, por opozita duhet të organizohet shumë shpejt në një mënyrë të hekurt, sepse kemi të bëjmë më një regjim që investon tek përçarja opozitës dhe krijimi i idesë që është një regjim i fortë, por në fakt është qesharak.

Me një organizim të opozitës ky regjim do të rrëzohet si rruga Korçë – Ersek” tha fillimisht Meta.

I pyetur nëse do të pranonte të ishte ai kryeministër i qeverisë teknike, Meta refuzoi duke shtuar se ai duhet të jetë teknicien.

Nuk kam asnjë preferencë  sa i përket kësaj cështjeje. Nuk pranoj unë të jem kryeministër për një qeveri teknike, sepse  duhet të jesh teknicien” shtoi Meta.

TRENDING

Exit mobile version