Kronike

Inceneratorët/ Koka dhe Bllako, shokë të një qelie

TIRANË– Gjykata e Posaçme shtyn për të premten tjetër seancën e shqyrtimit të kërkesës së radhës të Lefter Kokës për zbutjen e masës së sigurisë “arrest në burg” dhënë për llogari të inceneratorit të Fierit. Në seancën e sotme GJKKO administroi akt-ekspertimin e mjekëve ligjor mbi gjendjen shëndetësore të ish-ministrit. Sipas akt-ekspertimit Lefter Koka është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka probleme të rënda me zemrën.

Dy javë më parë Gjykata e Posaçme refuzoi kërkesën e Kokës për ndryshim të masës së sigurisë “arrest në burg” për inceneratorin e Elbasanit. Ndërkohë, ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako, i rikthyer në masën e sigurisë “arrest në burg”, nga Apeli i GJKKO, mësohet se është dërguar në paraburgimin e Durrësit dhe është në të njëjtën qeli me Lefter Kokën.

TRENDING

Exit mobile version