Politike

Inceneratorët/ Kryemadhi: Veliaj të merret i pandehur

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi kërkon ngritjen e akuzave penale ndaj kryebashkiakut të Tiranës në hetimet për incenratorin e Tiranës.

Në një postim në rrjetin social FB, Kryemadhi risposton një video të 27 korrikut 2022, ku tregon se përse duhet të merret i pandehur Erion Veliaj.

Në komentin që shoqërojnë pamjet, shkruan:

Pse duhet të merret i pandehur Erion Veliaj për Inceneratorin e Tiranës. Kështu u titullua kjo video e imja e postuar në 27 Korrik 2022. Ua solla si rikujtesë sot, që frytet e punës tonë të palodhur, për të denoncuar pa kompromis korrupsionin, nuk u mbyt dot as nga koha e madhe që ka kaluar, e as nga komisionet fallso që bashkëqeverisësit e 17 Majit orkestruan për ti hedhur hi syve shqiptarëve.

TRENDING

Exit mobile version