05/06/2021 , 9:02

Integrimi/ Holanda ‘zbut’ tonet, i jep një shans Shqipërisë: Ka bërë përparim në reformat prioritare dhe luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit

Holana duket se ka zbutur qëndrimin e saj në lidhje me hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në media janë publikuar pjesë të raportit të Holandës për vendin tonë, por megjithatë ende nuk ka një dokument zyrtar nga faqja e Ministrisë së Jashtme Holandeze.

Në raport vlerësohet përparimi me reformat në temat prioritare dhe në luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit, ndërsa theksohet mes të tjerash se konferenca e parë ndërqeveritare me Shqipërinë duhet të ndodhë sa më shpejt.

Megjithatë, Holanda thekson se “kjo nuk do të thotë që Shqipëria së shpejti do të jetë në gjendje të anëtarësohet në BE” dhe se reformat e sundimit të ligjit janë larg nga të qenurit të plota dhe për këtë arsye do të jenë thelbësore për procesin e gjatë pas hapjes së negociatave të pranimit me Shqipërinë.

Ndërsa pranon përparimin,në raport thuhet mes të tjerash se megjithatë lufta e vazhdueshme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit do të kërkojë vëmendje të vazhdueshme dhe bashkëpunim ndërkombëtar, përfshirë partnerë të tillë si Holanda.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin