Sport

Inter-Manchester City është finalja e madhe, formacionet zyrtare

Inter-Manchester City është finalja e madhe e UEFA Champions League që do të mbahet në Stamboll, në stadiumin “Ataturk Stadium”. Bota mban frymën për aktin e fundit të këtij kompeticioni, teksa tashmë ka filluar numërimi mbrapsht.

Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare. Si Guardiola, ashtu edhe homologu Inzaghi kanë vendosur për titullarët. Nga minuta e parë janë më të mirët dhe sfida premton spektakël.

Makineria perfekte e anglezëve kërkon trofeun e parë të Champions League, ndërsa në krahun tjetër, zikaltërit ëndërrojnë trofeun e katërt në histori.

Për Citizens kjo është finalja e dytë në 3 sezonet e fundit. Interi rikthehet të luajë një takim të këtij niveli pas 13 vitesh.

 

 

TRENDING

Exit mobile version