Sport

Interesim i lartë për miqësoren me Bullgarinë, ja sa tifozë do jenë në “Air Albania”

Shqipëria sfidon Bullgarinë në orën 18.00, në sfidën që do mbahet në “Air Albania”. Mësohet se për këtë ndeshje miqësore, në stadium do të jenë rreth 17 mijë tifozë . Një shifër kjo e lartë, pasi bëhet fjalë për një test miqësor. Kushtet atmosferike nuk janë të mira, për shkak se në kryeqytet moti mbetet me shi.

Kuqezinjtë po kalojnë një periudhë të mirë, teksa janë fare pranë arritjes së kualifikimit në Euro 2024, për herë të dytë në histori. Në dy takimet e radhës kualifikuese, ato me Moldavinë dhe Ishujt Faroe do mjaftojë vetëm një pikë për të brerë një biletë për në Gjermani. Entuziazmi i madh te lojtarët dhe paraqitjet e mira kanë reflektuar edhe në prezencën e tifozëve në mitikun “Air Albania”.

TRENDING

Exit mobile version