Sport

Interi arrin të barazojë në fushën e Lacios

Dy kartone të kuq, dy gola dhe asnjë fitues. Lazio dhe Inter janë ndarë në barazim në rezultat dhe në numrin e lojtarëve në fushë. Zikaltrit kaluan në avamtazh të parët por nuk e patën aftësinë ta ruajnë epërsinë.

Lautaro Martinez në minuten e 30 bëri që Inter të shkonte e qetë në dhomat e zhveshjes. Mendohej që skuadra e Conte do të aplikonte tjetër strategji në pjesën e dytë por Lazio barazoi me Milinkovic – Savic në minuten e 55.  Inter është në vendin e 3 të renditjes.

Renditja e Serie A, kryesohet nga Atalanta. Skuadra e Bergamos dhuroi spektaklin e radhës duke regjistruar një fitore 5-2 me Cagliari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version