Kronike

Intervista e aktorit që i dha fund jetës së bashku me gruan shtatzënë

Florind Belliu i dha fund jetës së bashku me gruan shtatzënë, në një ngjarje që ka lënë të shokuar mbarë opinionin në Nju Jork, dhe veçanërisht komunitetin shqiptar atje.

Çifti la pas dy fëmijë të mitur të cilët ishin dëshmitarë të të gjithë skenës së rëndë.

Mund të jenë një sërë arsyesh që e kanë çuar Belliun drejt këtij akti të rëndë, ndërkohë që vetë ai ka pranuar kohë më parë se largimi drejt SHBA-së nuk i kishte realizuar atij ëndrrën që kishte, që të vazhdonte ëndrrën si aktor.

Në një intervistë të dhënë në 2020-tës, vetëm 4 vite pasi ishte larguar drejt SHBA-ve, Belliu ka treguar se kur është nisur nga Shqipëria ka qenë optimist se karriera e tij në Nju Jork do të ishte e mundur.

Vështirësitë ekonomike të fillimit, gjuha angleze, kanë bërë që 35-vjeçari të mos kishte suksesin e ëndërruar. Gjatë intervistës ai flet dhe për të qenurit baba dhe ndërtimit të familjes, ku edhe me doza humori thotë se “më zuri…”

“Nju Jorku është shumë i madh, fillimi ka qenë shumë i vështirë, pasi unë kur erdha, erdha me një ëndërr. Kur u nis avioni me mua, përpara tij u nis një avion tjetër me ëndrrën time. Kisha menduar, që unë do të shkoj dhe të bëhem një aktor i madh, e kam dashur këtë megjithë shpirt, thoja do të shkoj dhe një rol do ta bëj.

Al Paçinon e kam parë dy herë, shkova dhe unë për ta parë, ja shkova por çfarë ti thoja ‘jam aktor nga Shqipëria’. Gjëja e fundit që mendoja se do të ishte problem për ëndrrën time ishte gjuha, me mendjen time ishte do shkoj për dy vjet dhe do e mësoj gjuhën. Edhe mua më thënë të drejtën më zuri… (pjesa e familjes)

Unë jam i kënaqur me jetën këtu, se pavarësisht se kam pasur vështirësi në jetën profesionale, unë prapë nuk kam hequr dorë, po bëj një jetë sociale normale, dhe nga krahu tjetër po mundohem të prek sadopak ëndrrën time, kam bërë një shfaqje për komunitetin shqiptar, por nuk bëj më, një komunitet kështu.. mos më lini të flas më tej! Unë kam nisur dy libra një dramë dhe një komedi“, është shprehur ai gjatë intervistës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version