Politike

Ish-deputeti i PD: Yuri Kim ia bëri të qartë Metës se do shpallet “non-grata” nëse…

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Azgan Haklaj është shprehur se ambasadorja amerikane Yuri Kim i ka përcjellë një mesazh shumë të rëndësishëm Ilir Metës në takimin që ka zhvilluar ditën e sotme në selinë e Partisë së Lirisë.

Në një intervistë  Haklaj tha se Kim ia ka bërë të qartë Metës së nëse do i jap partinë Sali Berishës për t’u regjistruar në 14 maj, atëherë edhe ai do të shpallet Non Grata nga SHBA-ja.

“Kim ka dalë në terren, Berisha e njeh mirë se ku është. Meta e ka të qartë që nëse bashkëpunon me Berishën dhe i jep të drejtën për t’u regjistruar te partia e Lirisë, edhe Meta do jetë Non Grata. Ky ka qenë mesazhi i këtij takim. Këtu do jemi”, tha Haklaj.

Ai tha se sulmet e Berishës ndaj Kim, janë sulme kundër SHBA-së.

“Sulmi ndaj Kim është kundër SHBA, Berisha po përdor PD që nuk e ka për ta përplasur me SHBA, rast i paprecedentë”, shtoi Haklaj.

TRENDING

Exit mobile version