Rajon

Ish-presidenti serb, Tadiç: Na bëjnë për budallenj

U kthyen në kuvend/ Ish-presidenti serb, Tadiç: Kë duan të bëjnë budalla përfaqësuesit e Vuçiçit?

Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, ka ironizuar veprimin e Listës Serbe, deputetët e së cilës dje bënë betimin si deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Pak ditë pasi deputetët e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës dhanë dorëheqje, ata u zëvendësuan nga deputetë të rinj të së njëjtës parti.

Tadiç, aktualisht kryetar Partisë Socialdemokrate në Serbi, u shpreh: Lista Serbe doli nga parlamenti i Kosovës, për t’u kthyer dje dhe për t’u betuar se do të mbrojë integritetin territorial të Kosovës së pavarur, duke e quajtur  këtë një lëvizje strategjike.

“Kë duan të bëjnë budalla këta përfaqësuesit e Vuçiçit?!” – ironizoi ish presidenti serb.

Më 7 nëntor, deputetët e mëparshëm të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës i kthyen mandatin këtij institucioni, si pjesë e vendimit të serbëve nga veriu i Kosovës për t’u tërhequr nga institucionet për shkak të fillimit të zbatimit të masës për riregjistrimin e automjeteve, që kanë targa të lëshuara nga Serbia

TRENDING

Exit mobile version