Politike

Ish-presidenti shqiptar bën deklaratën e fortë: Më është rrezikuar jeta më shumë se 3 herë në politikë

Ish-presidenti Bamir Topi, është shprehur se më para kishte më shumë idealizëm në politik. Topi theksoi se vetë atij 3-4 herë i është rrezikuar dhe jeta.

“Kam një vlerësim shumë pozitiv për kolegët e asaj periudhe. Atëherë kishte shumë idealizëm. Kishte përballje me sfida nga më të ndryshmet. Kemi përballuar dhe ngjarje që mund të na kushtonin jetën në ‘97-’98 .

Nuk është një e dy, janë më shumë se tre-katër herë. Ka qenë një periudhë shumë e vështirë, por njerëzit ishin më cilësor.  Sot vërtetë duket se është një periudhë ndryshe, kur ti ke teknologjinë dhe një standard tjetër jetese, por shikoj se niveli i demokracisë imponoi këtë format politik që kemi sot”-tha ai.

TRENDING

Exit mobile version