Kronike

‘Ishalla i mbron Allahu’, momenti kur trafikantët mësojnë për kontrollet e Policisë në Krujë

Janë zbuluar detaje nga dosja hetimore e kultivuesve të drogës në Krujë, ku falë operacionit të SPAK u arrestuan 8 persona, ndërsa 5 të tjerë u shpallën në kërkim. Sikurse vihet re në bisedën e mëposhtme, del në pah fakti se forcat e policisë kanë bërë monitorimin e zonës për bimë narkotike ndërsa kultivuesit e bimëve narkotike shpresojnë që të ato mos konstatohen nga policia si parcela deri me datë 1 tetor, periudhë e cila ju duhet bimëve që të piqen plotësisht.

Gjithashtu, falë përgjimeve të transkriptuara në dosjen hetimore, të siguruar nga ABC News, del në pah fakti se një miku i tyre j’u ka premtuar se nuk do bëhet asgjesimi i bimëve narkotike deri ne pjekjen e plotë të tyre.

Ndër të tjera nga biseda kuptojmë kujdesin e shtuar që trafikantët duhet të tregojnë me komunikimin me radio dhe me aplikacione me internet, nga frika e ndonje përgjimi të mundshëm.

Nga përgjimet, Bujar Sefa (Xaka) evidentohet në rolin e drejtuesit të grupit, i cili kujdeset dhe për dergimin e ushqimeve te personat që bëjnë roje nëpër parcelat e mbjella me bimë narkotike.

Në datë 10.09.2020, ora 20:36, është përgjuar komunikimi në radio mes subjekteve të dyshuar,  personi nën hetim Bujar Sefa dhe personi nën hetim Asim Pulaci.

Bujar Sefa: Po, ne rregull. Hajd, Zoti e beftë hajër. Këto nuk kanë per te na i prere as sot, edhe 10 dite nuk kane per te na i prere, po ishalla po i behen deget. Kur po behen kismet or daje?
Asim Pulaci: Sot or daje, e fundit e fundit pa 15 dite nuk ka gje, B: A mos ia q* r**, 15 ditë pa peme…
Asim Pulaci: Dro ishalla na ka fal Allahu me ket gje.
Bujar Sefa: Me ho me na i pru diten e hene koordinatat i .. 15 dite.
Asim Pulaci: Po pra te henen do ti bien,
Bujar Sefa: Si the ti, 15 dite do te dali ia q*** ** e s** dhe me 1 tetor do e vielim or ti?
Asim Pulaci: Per at Zot a te rrej 15 dite i do.
Bujar Sefa: Mir mir mos e vrisni trurin ku. Ndoshta ishalla si ka kap. Dhe po i pat kapur 10 dite me ka bërë be burri huaj që per kishte …. kam per te luftuar per jeten.
Asim Pulaci:…
Bujar Sefa: Po s’na erdhen neser mbrema, i bie që s’kane kapur gjq.
Asim Pulaci: Hej Zot, hej Zot dro ishalla i mbron Allahu.
Bujar Sefa: Po si ka kap mos e vrit trurin dhe po i paten kapur … une per vete se kam merak… Pa merak per ate pune. Naten e mire pra, naten.
Bujar Sefa: Keni fik radion sot s’keni bere mire, se ka dal Gimi sot kur eshte ngritur avioni me fol me ju e s’keni fol me te.
Asim Pulaci: E kemi cuar ne karikim per Zotin, ne kemi qene atje dhe e patem vene ne karikim se ishte fikur.
Bujar Sefa: Karikojeni ne darke radion, karikoje ne darke, ne 8 te mengjesit duhet ta kesh plot. Mos e beni me kete pash Zotin. Internet nuk keni, radio s’keni, si doni me ju lajmeruar ju, me numer? Perzime gjithe numrat e malesise.
Bujar Sefa: Leje se përjashta e kemi radio mos e vrisni trurin. Naten. Se mos ju han ndonje gjarper. Pastrojeni vendin aty.

Nga hetimi trevjeçar, ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar në njësinë administrative Cudhi, bashkia Krujë, si dhe kanë shitur sasi të konsidueshme lënde narkotike cannabis sativa.

TRENDING

Exit mobile version