Kosova

Ishe vendim I NDYRE, serbi Odaloviç flet pranimin e Kosovës në KiE

Në Serbi, kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Veljko Odaloviç tha se me pranimin e Kosovës, Këshilli i Evropës do përfundonte një mision të pandershëm dhe se amendamentet e paraqitura nga Serbia dhe që u hodhën poshtë, synonin të ndalonin atë që ai tha se është një proces i ndyrë

Odalović beson se të gjitha ngjarjet në Këshillin e Evropës janë padyshim të orkestruara dhe në funksion të presionit serioz që po ushtrohet ndaj Serbisë.

“Ata që mbrojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës janë të njëjtët që planifikuan të krijonin këtë kuazi shtet” – deklaroi Odalović.

Këshilli i Evropës përfundoi një mision të pandershëm, një mision të ndyrë. Askush nuk i permend detyrimet e Kosovës, askush nuk e përmend vitin 2013 dhe Marrëveshjen e Brukselit” theksoi zyrtari serb.

Kujtojmë se presidenti Vuçiç paralajmëroi një luftë të ashpër kundër rezolutës për Srebrenicën dhe tha se gjërat nuk po shkojnë mirë për Serbinë para seancës së sotme të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Odalović u shpreh se kur bëhet fjalë për rezolutën për Srebrenicën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Serbia i referohet ligjit ndërkombëtar që po shkelet.

“Në Këshillin e Sigurimit ka një përpjekje për një rezolutë që duhet të jetë një lak rreth qafës së Republikës Srpska, Serbisë dhe popullit serb, sepse ky është qëllimi, padyshim, për ta mbyllur satanizmin e Perendimit qoftë edhe përmes një rezolute. Në një farë mënyre, është njësoj si te një thënie e vjetër, që t’i pëshpëritësh një personi të shurdhër apo t’i shkelësh syrin  një personi të verbër, të dyja janë të kota.

As shurdhi nuk do dëgjojë e as I verbëri nuk do shikojë. Për fat të keq e tillë eshte situata me Këshillin e Sigurimit dhe Parlamentin Evropian. Te gjithe shkelin të drejtat ndërkombëtare” – theksoi Odalović.

Kujtojmë se e gjithe shpresa e Serbisë tani mbetet mbledhja e Komitetit të  Ministrave më 17 maj dhe ky do të ishte votimi përfundimtar dhe zyrtar për pranimin e Kosovës.

Sipas Odalović, te gjitha cfare po ndodhin, janë precedentë që do të hapin kutitë e Pandorës.

Do ketë territore të tjera që do kërkojnë në Asamblenë Parlamentare të KiE që të jenë pjesë e saj, kështu që le të shohim se si do të reagojë i njëjti komunitet ndërkombëtar ose kur dikush do të shtyjë perpara disa rezoluta të tjera për gjenocidie,”  – potencoi zyrtari serb

Borut Pahor përmendet si dikush që mund të zëvendësojë Miroslav Lajçak, të dërguarin special të BE-së për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës. I pyetur nëse kjo do të kontribuonte në dialog, Odaloviç u shpreh se askush nuk e pyeti Serbinë edhe kur Lajçak mori detyrën.

“Ndoshta Pahor mund të sjellë energji të re duke ardhur me synimin potenciale për të arritur rezultat. Nuk është se Lajçak s’ishte i përkushtuar ndaj procesit, por është diçka tjetër qe po luhet. Jane disa qe duan te shembet dialogu, te mos zbatohet. Kjo tregon se tani kemi një situatë ku jemi shumë më larg nga gjendja dhe statusi në të cilin ishim para se të fillonte” – potencoi Odaloviç.

TRENDING

Exit mobile version