Kronike

Ishin shpallur në kërkim, arrestohen dy persona në Lezhë (DETAJET)

Policia e Lezhës ka vënë ditën e sotme në pranga dy shtetas të shpallur në kërkim kombëtar.

Sipas informacioneve është vënë në pranga një 32-vjeçar për të cilin Gjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, si dhe një 17-vjeçar për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Njoftimi:

Në kuadër të megaoperacionit policor “Sundimi i ligjit”, janë kapur dhe ndaluar 2 shtetas të shpallur në kërkim, konkretisht shtetasit:

32 vjeç, banues në Balldre, për të cilin Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, pasi gjatë kontrollit në biznesin e tij (servis automjetesh), është gjetur një armë zjarri pistoletë;

17 vjeç, banues në Lezhë, për të cilin Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, pasi në muajin gusht të këtij viti, në bashkëpunim me vëllanë e tij, pas një konflikti të çastit, në Gjadër, ka plagosur me armë zjarri shtetasin.

TRENDING

Exit mobile version