Politike

“Ishte ëndrra e tim shoqi, do merrte kredi”, Xhaçka për investimin strategjik: Nuk e dija që…

Deputetja dhe ish-ministrja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka, është vendosur në qendër të akuzave të opozitës prej marsit 2022.

Vendimi i Këshillit të Ministrave për t’i dhënë bashkëshortit të saj, biznesmenit Artan Gaçi, statusin e investitorit strategjik në jug të vendit ka vendosur në pikëpyetje mandatin e saj si deputete. Por si është e vërteta sipas ish-ministres socialiste? Pse ka vendosur të heshtë për një kohë të gjatë?

Deputetja sqaroi se nuk kishte asnjë favorizim për projektin e të shoqit, për të cilin tha se “ishte ëndrra e tij”.

“Një investim privat në pronë private, blerë nga ish pronar privat, pas përmbushjes së disa kritereve konform ligjit, shteti e stimulon për shpejtësi. Shteti i jep prioritet në lidhjen e kontratës për përdorimin e plazhit, duke qenë se është investim në fushë strategjik dhe investimi konsiderohet e mirë publike. Në një pronë private me leje zhvillimi dhe ndërtimi të marrë. Përpara aplikimit të statusit, ky investim nuk ka pasur nevojë për asnjë lehtësi procedurale. Për shkak se në atë zonë investimet e tjera të rëndësishme kishin status të investitorit strategjik dhe prioritet për lidhjen e kontratës, i lindte e drejta edhe këtij investimi për shkak të nivelit të punësimit që të bënte të njëjtën gjë për të ngritur një sipërmarrje 100% turistike.

Unë dhe im shoq i kemi pasur punët e ndara, nuk dua ti bëj avokatinë sipërmarrjes së tij, por ai është shkëputur në momentin që ne kemi krijuar një familje bashkë. Është marrë me biznes që në vitin 1991. Nuk bëhet fjalë për dikë të pasuruar nga politike.

Keni folur për këto investime në detaje?

Kemi folur patjetër se ky projekt ka qenë ëndrra e tij, Ka qenë në partneritet më kompani të rëndësishme të huaja që mund të menaxhonin këtë investim. Ka qenë ëndrra e tij sepse ka dashur të realizojë një gjë të rëndësishme për ekonominë atje. Duke besuar që e ardhmja e këtij vendi është turizmi, kursimet, me kreditë bankare… Do ta realizonte në këtë sipërmarrje. Nuk di tua them detajet, nuk më kanë interesuar. Nuk jam naive, por nuk e kam ditur, nuk e di sa mund të më besojnë, por nuk e kam ditur që statusi i investitorit të asistuar, përcaktimi i koordinatave do ishte në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Kam menduar që nuk mund të votoja një vendimmarrje që e dija që kishte të bënte me familjarët e mi. Kam qenë prezente në mbledhjen dhe kam lajmëruar që ndodhet kjo pikë që mendoj se nuk duhet të votoj dhe nuk jam paraqitur në atë votim. Ishte përgjegjësi etike. Nuk ishte thjesht çështja e konfliktit të interesit, ishte kjo ngacmim etik që nuk duhet të merrja pjesë në atë votim. Nuk pyeta Ramën, thjesht ia deklarova sekretarit të përgjithshëm.

TRENDING

Exit mobile version