Aktualitet

Ishte i infektuar me COVID-19, ndërron jetë Agron Hysenlliu

Ditën e sotme ka ndërruar jetë drejtori i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu si pasojë e COVID.

Hysenlliu ishte i shtruar prej 10 ditësh në Spitalin e Sanatoriumit në Tiranë. Mësohet se gjendja e tij shëndetësore ishte e rëndë. Familjarët e tij ishin ata që kërkuan që ta dërgonin në Turqi për kurim mirëpo duket se kjo gjë nuk u realizua kurrë e për pasojë drejtori humbi jetën në Shqipëri.

Rënia e oksigjenit në gjak u bë shkak që Hysenlliu të humbte jetën. Ai ishte futur në intubim pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, duke ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

Nuk dihet nëse ai kishte sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version