Bota

Itali – 13 720 raste pozitive dhe 528 viktima nga COVID në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë shënuar 13 720 persona pozitiv me COVID-19 dhe janë regjistruar 528 humbje jete si pasojë e koronavirusit.

Ajo që vihet re është se ditën e sotme numri i të shëruarve ia ka kaluar infektimeve, përkatësisht 19 638 të shëruar.

Rajoni me më shumë raste është Veneto, i cili vazhdon të rritet (+2.550), pasuar nga Emilia  Romagna (+1.891), Lombardia (+1.562), Lazio (+1.372) dhe Campania (1.060). Rastet totale të të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 1,742,557.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version