17/06/2021 , 4:58

Itali – Me 138 kg kokainë, arrestohet shqiptari (EMRI)

ITALI- 45-vjeçari shqiptar, i quajtur Armando Brahimi, është vënë në pranga nga Policia italiane e Guarda di Finanza pasi akuzohet për trafikimin e 138 kg kokaine. Sipas hetimeve, 45-vjeçari ka udhëtuar nga Verona në portin Vado Ligure për tërheqjen e 138 kg kokainë të cilësisë së pastër, e cila ndodhej në kontejnerin e një anije që kishte ardhur nga Amerika e Jugut.

Sipas mediave italiane, operacioni i autoriteteve italiane u ekzekutua sapo shqiptari Armando Brahimi së bashku me 2 persona të tjerë ngarkuan 138 kg në automjetin e tyre tip Audi A3. Trafikantët nuk iu bindën urdhërit të ndalimit të policisë e pas një ndjekje prej disa minutash braktisën automjetin me drogë.

Policët italianë mundën të identifikojnë njërin nga tre trafikantët e drogës i cili ishte shqiptari 45 vjeçar Armando Brahimi, falë dhe një investigimi paraprak që shfaqi praninë e tij në portin Vado Ligure natën e operacionit, konfirmuar dhe nga përgjimi gjeolokalizues i skedës telefonike të tij.

Falë rrëfimit të një bashkëpunëtori të drejtësisë, Guardia di Finanza e Savonës mbante prej ditësh nën vëzhgim kontejnerin me kokainë.  Në automjetin personal të shqiptarit, i tipit Audi Q5, u gjetën dokumentet e automjetit tjetër tip Audi A3 të cilin e përdori për transportimin e kokainës.

Armando Brahimi është bashkëpronar i një autoshkolle e jeton së bashku me familjen në qytezën Nogara në rajonin e Venetos.Ai nuk ka pranuar të flas përballë prokurorëve italianë e aktualisht ndodhet në burgun e Montorios.

Ndaj tij rëndojnë akuzat trafik lëndësh narkotike, rezistencë e shkelje të urdhërit të forcave të rendit e rrezik arratisje. Dy bashkëpunëtorët tjerë janë shpallur në kërkim.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin