11/06/2021 , 11:56

Itali-Turqi, ndeshja që hap EURO 2020 në Romë! ‘Të kaltrit’ vijnë përballë turqve pas 27 ndeshjeve pa humbje!

Pritjes i erdhi fundi. Sot nis Euro 2020 me ndeshjen hapëse Turqi-Itali që do të luhet në stadiumin “Olimpico” në Romë. Me një vit vonesë, i shtyrë për shkak të pandemisë këtë muaj gjithë Europa mban frymën për një kompeticion të jashtëzakonshëm. Pas ceremonisë hapëse gjithë sytë do të drejtohen në fushën e blertë ku Turqia sfidon Italinë e Mancinit një nga favoritet. Përpara 16 mijë tifozëve të pranishëm dy ekipet premtojnë spektakël për të arritur tek fitorja. Me 27 ndeshje radhazi pa humbje të kaltrit duan ta nisin me fitore Europianin dhe në formacion nuk priten ndryshime nga njëmbëdhjetëshja që mposhti Çekinë në miqësore me Insigne, Immobile dhe Berardi në sulm. Tekniku Roberto Mancini është dukur plot besim përpara mediave: “Daum të arrijnë në finalen e Londrës duke u argëtuar” tha ai.

Turqia kërkon të jetë surpriza e kompeticionit dhe përpara sfidës hapëse trajneri Senol Gunes e pranon se skuadra e tij nuk është favorite por nga ana tjetër shpreson që të arrijë në finale dhe atje të gjejë sërish Italinë. Me një mbrojtje të hekurt dhe yjet Calhanoglu e Yilmaz turqit mund të bëjnë çudira

Related Posts

Kategorite

BIoscalin