Aktualitet

Italia forcon masat për parandalimin e koronavirus, ndalon rreptësisht ceremonit familjare

Qeveria italiane ka aprovuar një dekret të ri me masa më shtrënguese për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, e cila gjatë ditëve të fundit ka regjistruar një shtim të numrit të personave të infektuar në shifra të ngjashme me fazën më akute të pandemisë në muajt mars-prillit 2020.

Në 30 ditët e ardhshme masat e reja parashikojnë ndalimin e organizmit të festave private si në ambiente të mbyllura ashtu dhe në ato të hapura.

Ndalohen të gjitha eskursionet shkollore e ndeshjet “calceto”  të sporteve të tjera me kontakt fizik e në nivel amatorial.

Në stadiume do të lejohet mbushja e 15% e kapacitetit të tyre por jo më shumë se 1000 spektatorë

Për kinematë e teatrot mbetet limiti i 1000 personave në ambiente të hapura e të 200 personave në ambiente të mbyllura.

Diskotekat e sallat e kërcimit do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura ndërsa do të lejohen panairet e kongreset në respektim të normativës së distancimit sociale.

Në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar 4619 të infektuar e 39 viktima, me një rritje të rastve në 3689 duke e cuar numrin e rasteve pozitive aktive në 82 764.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version