17/06/2021 , 3:39

Italia nis vaksinimin antiCOVID-19 për mbi 12 – vjeçarët

Italia, vendi europian më i prekur nga pandemia pas Britansië së Madhe, hapi sot vaksinimin kundër COVID-19 për 12-vjeçarët.

Agjencia italiane e Barnave i ka dhënë dritën jeshile vaksinimit për adoleshentët e moshës 12 deri në 15 vjeç, të cilët përfaqësojnë një segment të popullsisë prej 2,3 milionë personash.

“Ne ende mund të përshpejtojmë fushatën tonë të vaksinimit”, tha ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, në rrjetet sociale. Gati 12,4 milionë persona (nga një popullsi prej 60 milionë) janë vaksinuar plotësisht në vend, ose 22,85% e popullsisë mbi 12 vjeç, sipas statistikave të fundit të lëshuara sot nga Ministria e Shëndetësisë.

Italia ka administruar më shumë se 35,8 milionë doza vaksinash, kryesisht nga kompania farmaceutike Pfizer, pothuajse 90% e dozave të dërguara në vend.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin