04/06/2021 , 14:29

Italia përgatitet për “bombën” e të nxehtit të pazakontë!

Italia po përjeton disa ditë të ngrohta plot diell, të cilat shumë shpejt pritet të bëhen “të nxehta”.

Një front afrikan, siç thonë mediat vendase, do të sjellë temperatura mbi 32 gradë Celsius, duke kapërcyer mesataren e zakonshme të 28 gradëve për këtë muaj.

Këto ditë duket se do të jenë mjaft të nxehta në vendin fqinj, por do të pasohen nga stuhi. Metereologët atje thonë se përgjithësisht muaji qershor pritet të ketë një lloj stabiliteti, falë edhe “qelizës së Hadleyt”, apo fashës së anticikloneve subtropikalë që do ta ndihmojë qëndrueshmërinë e motit, duke dhuruar periudha më të gjata me diell. Temperaturat në vazhdim pritet të jenë pak mbi mesataren, pa ekzagjerime të mëdha.

Po vera vetë si do të jetë? Gjithmonë sipas ekspertëve italianë, edhe muaji korrik pritet të jenë i ngjashëm me qershorin përsa i takon stabilitetit, ndërkohë që ndryshime më të forta duhet se do të mbërrijne në gusht, ndonëse parashikime të tilla sërish konsiderohen të përgjithshme e të parakohshme.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin