Italia vendi i dytë në Europë, për numrin më të lartë të popullsisë së vaksinuar. 500 mijë doza në ditë në javën e fundit

Italia është renditur vendi i dytë në Evropë, pas Gjermanisë për numrin më të lartë të popullsisë së vaksinuar kundër koronavirusit.

Të dhënat janë publikuar në portalin e vaksinave Agenas, nëpërmjet të së cilës bëhet me dije se në Itali 15, 75 % e popullsisë janë vaksinuar plotësisht, ndërkohë që 33, 5% e popullsisë ka marrë një dozë të vaksinës.

Javën e fundit  në vend janë administruar çdo ditë rreth 500 mijë në ditë, me kulmin në 3 qershor me 550 mijë doza të inokuluara. Në shtatë ditët e fundit, vendi ka regjistruar + 4,346,582 doza të administruara.

Duke parë grupmoshat më të prekshme, përqindjet e dozave të administruara vazhdojnë të rriten krahasuar me javën e kaluar.

Sipas të dhënave të botuara në Agenas, Italia renditet e gjashta midis 27 vendeve të BE-së, bazuar në sasinë e dozave të administruara për 100 banorë, me një përqindje prej 61.02%, përpara Francës dhe Spanjës. Për sa i përket popullatës plotësisht të vaksinuar, Italia është në vendin e dytë në Evropë, menjëherë pas Gjermanisë.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin