14/06/2021 , 0:05

Iu gjet kanabis dhe dy radiomarrëse në banesë/ Shpallet në kërkim fermeri nga Skrapari, procedohet kryeplaku i fshatit

SKRAPAR– Policia e Skraparit ka shpallur në kërkim një fermer nga fshati Braçë, i cili kishte mbjellë kanabis dhe procedoi penalisht edhe kryeplakun e fshatit për shpërdorim detyre. Kryetari i fshatit Barçë është proceduar  për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Policia bën me dije se gjatë kontrolleve në këtë zonë, janë zbuluar kubikë me fidanë të dyshuar kanabis sativa dhe disa bimë kanabis.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dy radiomarrëse. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI:

Evidentohet dhe goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Shpallet në kërkim autori i dyshuar i tentativës për kultivim. Procedohet penalisht kryetari i fshatit, për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Shërbimet e Policisë Skrapar, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar në fshatin Barçë, Skrapar, kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa dhe disa bimë cannabis sativa.Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar shpallën në kërkim shtetasin: D. H., 44 vjeç, banues në fshatin Braçë. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dy radiomarrëse.Gjithashtu u procedua penalisht kryetari i fshatit Barçë, shtetasi A. R., 35 vjeç, pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorim detyre”.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin