Kronike

Iu gjetën 4 thika në lokalin pa licensë, arrestohet 52 vjeçari

Arrestohet në flagrancë një 52-vjeçar në Korçë për posedimin e disa thikave në lokalin e tij. Mësohet se gjatë një kontrolli i janë gjetur katër thika në lokal të cilat u sekuestruan nga Policia.

Gjithashtu bëhet me dije se 52-vjeçari me inicialet V.K ushtronte aktivitetin pa licensën përkatëse. Me rastin do të merret Prokuroria e Korçës.

Njoftimi i Policisë:

Posedonte 4 armë të ftohta (thika) në lokalin e tij, në të cilin e ushtronte aktivitetin pa licencë, vihet në pranga 52-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin V. K., 52 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 14, Korçë, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në lokalin e tij, iu gjetën 4 mjete prerëse (thika), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Nga verifikimet e kryera rezultoi se 52-vjeçari e ushtronte aktivitetin në këtë subjekt, pa licencën përkatëse

TRENDING

Exit mobile version