Kronike

Iu gjetën mbi 56 mijë euro të padeklaruara e 5 monedha ari, pranga të riut

Një 31-vjeçar është vënë në pranga në Berat, ndërsa ndaj babit të tij ka nisur hetimi, pasi në banesë iu janë gjetur para të padeklaruara si edhe armë gjahu.

Arrestimi i 31-vjeçarit Dorjan Vrapi është bërë në kuadër të operacionit ‘Sundimi i Ligjit’. Nga kontrollet që janë ushtruar në banesën e të riut, policia ka gjetur 5 monedha ari, një pajisje metalkërkuese dhe 56 650 euro që dyshohet se rrjedhin nga veprimtari të kundërligjshme

Ndërsa në banesën e 56-vjeçarit Baki Vrapi është gjetur një armë gjahu dhe disa fishekë, që posedoheshin pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

TRENDING

Exit mobile version