Kosova

Ivica Daçiç sërish nuk i konsideron marrëveshjet

“Anëtarësim i Kosovës në Organizatën për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë “është absolutisht” i pamundshëm” – kështu ka thënë Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, duke shtuar se anëtarësimi në OSBE bëhet me vendimin unanim të vendeve antëare dhe se “Serbia nuk e lejon”, ndonëse jo vetëm në Marrëveshjen Bazike në Nenin 4 thuhet që Serbia nuk do ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, por edhe vetë Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013 e përcakton që Serbia nuk do të pengojë anëtarësimet e Kosovës në organizata evropiane.

“Ka pasur deklarime verbale, në veçanti nga Shqipëria. Gjëja e mirë rreth OSBE-së është që Kosova nuk mund të bëhet anëtare e asaj organizate, sepse kjo bëhet veç me konsensus, dhe Serbia s’do të pajtohet kurrë me këtë” – potencoi Ministri i Jashtem serb

TRENDING

Exit mobile version