Trashësia e borës, e cila ka arritur deri në 1.5 m, si dhe prezenca e akujve dhe ngricave ka bërë që të paralizohen totalisht hyrje-daljet në fshatin “Paranit”, duke izoluar kështu 200 banorë të kësaj zone, ndërsa edhe në “Shtyllë” situata është e vështirë.
Përveç vështirësive në sigurimin e ushqimeve, në rastet e emergjencave, apo bazë ushqimore për gjënë e gjallë, banorët përballen edhe me mungesën e energjisë elektrike. Sipas bashkisë së Korçës edhe pse është ndërhyrë dy herë për pastrimin e rrugës që të çon drejt fshatit “Panarit”, temperaturat e ulëta e kanë bërë të pamundur hapjen e saj
Top Channel/