Bota

Izraeli gati ushtrinë/ SHBA alarm të kuq: Bëhuni gati…

Departamenti Amerikan i Shtetit këshillon të gjithë amerikanët që të jenë vigjilentë ndaj çdo incidenti tensioni dhe dhune që mund t’i shqetësojë ata.

Alarmi vjen pas konfliktit Izrael-Hamas dhe shpërthimit të protestave në mbarë botën në mbështetje të palestinezëve. Gjithashtu dhe për shkak se Izraeli e ka bërë ushtrinë gati.

Direktiva ka të bëjë me të gjitha vendet e botës.

Departamenti i Shtetit thekson: ” Për shkak të tensioneve të rritura në pjesë të ndryshme të botës dhe mundësisë së sulmeve terroriste, protestave ose akteve të dhunës kundër qytetarëve dhe interesave të SHBA-së, Departamenti i Shtetit këshillon qytetarët amerikanë jashtë vendit që të tregojnë kujdes të veçantë. “

Qytetarët amerikanë duhet të jenë të kujdesshëm në vendet ku mblidhen turistët dhe u kërkohet të ndjekin përditësimet e autoriteteve amerikane në rrjetet sociale.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka udhëzime të veçanta për çdo vend në botë, duke i klasifikuar ato në katër nivele.

Alarm në BE pas sulmeve terroriste, deportimet prioritet imediat

Në të njëjtën kohë, Këshilli i Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme të BE- së vendosi sot për kthime më të shpejta dhe më të koordinuara të emigrantëve të parregullt në vendet e tyre të origjinës, në bashkëpunim me 27 shtetet anëtare, në kuadrin e sigurisë së brendshme të Bashkimit Evropian dhe koordinimit evropian për t’u marrë me sulmet terroriste nga islamistët ekstremistë që ndodhen ligjërisht ose ilegalisht në BE.

27 ministrat e brendshëm të BE-së u takuan sot në Luksemburg, në mënyrë që pas sulmeve terroriste në Francë dhe veçanërisht në Belgjikë , të përpiqemi të gjejmë një linjë të përbashkët për një çështje madhore: kthimin në vendet e tyre të origjinës, të atyre emigrantëve që nuk kanë të drejtë azili nga Bashkimi Europian.

Çështja është rikthyer në krye të axhendës pasi vrasësi tunizian që vrau dy tifozë suedezë në Bruksel jetonte ilegalisht në Belgjikë dhe duhej të ishte dëbuar nga BE pasi kërkesa e tij për azil u refuzua në vitin 2020.

Tipike për problemin e jo dëbimit të emigrantëve të parregullt ishte edhe deklarata e Komisioneres së Punëve të Brendshme, Ylva Johansson , e cila dha edhe shifra konkrete.

Sipas saj, nga 400,000 vendimet e kthimit, vetëm 65,000 migrantë janë kthyer në vendet e tyre të origjinës në vitin 2023.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Zëvendëspresidenti Margaritis Schinas i bënë thirrje Parlamentit Evropian të marrë një pozicion të menjëhershëm për të ashtuquajturën “Direktiva e Kthimit”, të cilën eurodeputetët nuk e kanë ratifikuar ende për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme politike.

TRENDING

Exit mobile version